Bogujevci diskuton me ambasadorin turk bashkëpunimin në kulturë dhe turizëm
Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zhvilloi takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, dhe zëvendësambasadoren Şeyda Çimeli Aydın.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, me fokus në projektet që nxisin shkëmbimin kulturor dhe promovimin e vlerave të përbashkëta.
Bogujevci vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit institucional në iniciativa që forcojnë lidhjet kulturore dhe zhvillimin e sektorit të kulturës dhe turizmit. /Kosova.info/
