Heroi Halil Alidema kthehet në bronz në Pozharan-Kadolli: Figura të tilla janë udhërrëfyes për brezat

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjollca Kadolli, ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Pozharan me rastin e Ditës së Shkollës dhe përurimit të bustit të veprimtarit e atdhetarit të shquar Halil Alidema.

Shkolla që mban emrin e tij në Pozharan u bë sot qendër e një ceremonie përkujtimore, ku u nderua jeta dhe vepra e Alidemës, një figure e njohur e angazhimit kombëtar dhe historik.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila së fundmi e ka dekoruar Halil Alidemën me medaljen presidenciale “Urdhri i Lirisë”, në vlerësim të kontributit të tij për çështjen kombëtare.

Gjatë fjalës së saj, Kadolli theksoi se figura të tilla mbeten udhërrëfyes për brezat e rinj duke kujtuar se liria është ndërtuar mbi sakrifica dhe ideale të larta.

Manifestimi u mbyll me mesazhe nderimi dhe mirënjohjeje për veprën e Halil Alidemës duke e cilësuar atë si një trashëgimi të gjallë për komunitetin e Pozharanit. /Kosova.info/

Go to TOP