Salih Murat: Ne ishim përfaqësuesit e vetëm realë të turqve në Maqedoni

Deputeti i Maqedonisë së Veriut, Salih Murat ka deklaruar se gjatë angazhimit të tij politik ka përfaqësuar në mënyrë reale dhe legjitime komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut, duke ngritur vazhdimisht çështjet e tyre në institucionet shtetërore, shkruan Kosova.info.

Në një postim publik, Murat tha se përmes veprimeve, iniciativave, shkrimeve dhe kërkesave zyrtare kanë mbrojtur demokracinë, parimin e multietnicitetit, sundimin e ligjit dhe problemet që prekin komunitetin turk.

Ai akuzoi qeverinë për qasje diskriminuese ndaj turqve, duke theksuar se këto raste janë dokumentuar me prova konkrete dhe janë dërguar para opinionit publik dhe institucioneve përgjegjëse.

Sipas Muratit, shumica e iniciativave të tyre kanë sjellë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme, ndërsa shtoi se çdo premtim dhe përgjegjësi e marrë është përmbushur me vendosmëri dhe ndershmëri.

“Në këtë periudhë, përfaqësuesi i vetëm real, legjitim dhe faktik i turqve të Maqedonisë kemi qenë ne”, ka deklaruar ai.

Go to TOP