Trepça mbetet në Superligën e Kosovës në hendboll
Trepça e Mitrovicës do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Skuadra me traditë nga Mitrovica të dielën në Lipjan e fitoi ndeshjen e plejautit ndaj Istogut me rezultatin bindës 34:24.
Trepça në Superligë u rendit e parafundit me 18 pikë dhe për këtë qëndrimin në elitë është dashur ta sigurojë përmes plejautit.
Istogu ishte i dyti në Ligën e Parë me 18 pikë. Dhe do të vazhdojë të garojë në këtë nivel garash.
“Xehetarët” nisën bindshëm dhe shpejt krijuan epërsi të lartë që e mbajtën deri në fund të takimit.
Ermir Smaka ishte më efikasi te Trepça me 10 gola. Tetë i realizoi Sali Maxhera.
Albios Beqiraj ishte më efikasi te skuadra e talentuar e Istogut me 10 gola. Pesë i shënoi Dren Gashi.
Nga Superliga është larguar Vushtrria, ndërsa Deçani kthehet në elitë. /Kosova.info/
