`Kush është Silvia?` sonte në teatrin e Gjilanit
Sonte duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit në Gjilan shfaqet një prej dramave provokuese të teatrit bashkëkohor.
E titulluar “Kush është Silvia?”, kjo shfaqje vjen me produksion nga Fatmir Hyseni dhe Teatri Adriana – Ferizaj, sipas veprës të Edward Albee.
“Një shfaqje që trazon kufijtë e moralit, dashurisë dhe familjes, duke e vendosur publikun përballë pyetjeve të pakëndshme nga të cilat nuk mund të ikësh”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
