Policia nis hetimin mbi vdekjen e një 29-vjeçari në Rakaj të Ferizajt
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësia reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka intervenuar edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull 29-vjeçar”, tha ai.
Tutja ai tha se lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë nisur procedurat për ekzaminimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Policia, me autorizim të prokurorit të shtetit, ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes.
