LVV: 116, numri i fitores
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas tërheqjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u mësuan numrat e renditjes së partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ky subjekt politik do të garojë me numrin 116, numër të cilin e kishte edhe në zgjedhjet e kaluara nën slloganin “Siguri e begati, mos lësho pe’.
“116 është numri i fitores në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka shkruar Vetëvendosje në Facebook. /Kosova.info/
