Tërmeti me magnitudë 6.3 godet veriun e Japonisë
Një tërmet me magnitudë preliminare 6.3 goditi veriun e Japonisë të premten, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Miyagi, në një thellësi prej 50 kilometrash, tha agjencia, duke shtuar se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, raporton Reuters.
