Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Transportit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Ejupagić për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja. /Kosova.info/
