A po i mbanë inat Bedri Hamza Enver Hoxhajt: Ish-kryediplomati garon me numrin 10 në zgjedhjet e 7 qershorit
Opinion nga Kosova.info
Është publikuar lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026, ndërsa një nga befasitë në këtë listë ishte emri i Enver Hoxhajt, i cili do të garojë me numrin 10.
Ky numër konsiderohet i pazakontë për Hoxhajn, pasi ai pothuajse në çdo proces zgjedhor ka mbajtur numrin 4 në listat e Partisë Demokratike të Kosovës. Përjashtimi i vetëm ishte viti 2021, kur pas dorëheqjes së nga drejtimi i partisë, Hoxhaj mori detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së dhe ishte kandidat i kësaj partie për kryeministër.
Enver Hoxhaj konsiderohet një nga figurat themeluese të Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli. Ai për vite me radhë ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të partisë dhe institucioneve të Kosovës, duke ushtruar funksione të larta shtetërore dhe partiake.
Nuk dihet nëse vendosja e tij në numrin 10 vjen si rezultat i pakënaqësisë që Enver Hoxhaj pati në fund të vitit të kaluar, kur kërkoi zgjedhje tê rregullta për postin e kryetarit të PDK-së dhe kërkonte mundësi që të mund ta shpallte kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së, apo nëse bëhet fjalë vetëm për një riorganizim të brendshëm të listës zgjedhore.
