PROF. DR. VUKSAN KOLA VLERËSON LIBRIN “HELMIMET, KRIMI DHE MASHTRIMI” TË PROF. DR. LULJETA PULAJ

Prof. Dr. Luljeta Pulaj ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e saj në Facebook një vlerësim të veçantë për librin “Helmimet, krimi dhe mashtrimi”, të realizuar nga një prej figurave më të njohura të psikiatrisë shqiptare, PROF. DR. Vuksan Kola.

Në postimin e saj, Prof. Dr. Pulaj e cilëson Prof. Kolën si një ikonë të psikiatrisë shqiptare dhe një erudit të vërtetë, duke vlerësuar nivelin e tij të lartë intelektual, shkencor dhe profesional.

Sipas saj, recensioni i Prof. Dr. Vuksan Kolës dallohet për seriozitetin, thellësinë e analizës, qasjen shumëdimensionale dhe kredibilitetin shkencor e profesional, duke e bërë ekspertizën dhe fjalën e tij tejet të çmuar.

“Fjala e tij është inspirim, vullnet dhe satisfaksion i fuqishëm për mua”, shprehet ndër të tjera Prof. Dr. Pulaj, duke e falënderuar publikisht për vlerësimin e bërë ndaj veprës së saj.

Go to TOP