Osmani vlerëson Brikena Muharremin: Shembull suksesi dhe krenarie për Kosovën
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart juristen shqiptaro-britanike Brikena Muharremi duke e cilësuar atë si dëshmi të suksesit ndërkombëtar pa humbur lidhjen me rrënjët dhe Kosovën.
Osmani ka kujtuar rrugëtimin e Muharremit nga bankat e mbyllura të shkollave shqipe në Mitrovicë deri te sallat e drejtësisë në Britaninë e Madhe, ku ajo u bë avokatja e parë shqiptare e kualifikuar në Britani.
Sipas presidentes, Brikena Muharremi i përket një brezi që me punë dhe përkushtim arriti të ndërtojë emër në sistemet më konkurruese ndërkombëtare duke ruajtur gjithmonë lidhjen me Kosovën dhe komunitetin shqiptar.
Për më shumë se dy dekada, ajo ka ushtruar profesionin e barrister-it në Angli dhe Uells duke përfaqësuar edhe institucione britanike në procese komplekse dhe të profilit të lartë.
Osmani ka veçuar edhe angazhimin e saj në komunitet, si themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanikë, si dhe anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës.
“E dashur Brikena, me padurim pres të bëjmë së bashku punë të mira në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
