Ekskluzive: Agim Veliu rikthehet në garë, kandidon për deputet nga radhët e LDK-së
Burime të Kosova.info bëjnë të ditur se Agim Veliu do të kandidojë për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Sipas këtyre burimeve, kandidatura e Veliut tashmë është pjesë e diskutimeve brenda strukturave të LDK-së dhe rikthimi i tij në listë po shihet si tentativë për mobilizimin e elektoratit tradicional të partisë.
Veliu, një nga figurat më të njohura të LDK-së ndër vite, ka mbajtur pozita të rëndësishme politike dhe institucionale, ndërsa rikandidimi i tij pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. /Kosova.info/
