LDK-ja tubim nesërmbrëma: U bëmë bashkë!
Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron për nesër në orën 18:00 tubim.
“U bëmë bashkë! E për të festuar bashkimin e së djathtës, nesër, e dielë, nga ora 18:00 në AMC Hall, ju presin kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, në Tubimin e Bashkimit.
Ejani të gjithë.
Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, shkruan në faqen e LDK-së.
