Rikthimi i Agim Veliut në LDK? Kështu përgjigjet Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë pritet të konfirmohen politikat zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit dhe rikandidimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

I pyetur për rikthimin e Agim Veliu në LDK, Haziri tha se ai dhe figura të tjera që kanë kontribuar në parti dhe shtet duhet të jenë pjesë e organizimit politik të partisë.

“Natyrisht që po. Agimi edhe të gjithë ato autoritete që kanë lënë gjurmë, që kanë dhënë kontribut dhe që i kanë dhënë vlerë politikës edhe shtetit, duhet dhe mund edhe patjetër që duhet të jenë pjesë e këtij qëllimi tonë të përbashkët. Agimi është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe është gjenerata pasuese e kryengritësve edhe kontributdhënësve si nacional-demokratë. LDK-ja është familja e tij politike, sikur që është e imja, sikur që është e shumë familjeve në Kosovë”, tha ai


Go to TOP