Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Prishtinë
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 09:35.
Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
