Rama vazhdon mandatin e Sahitit: Fokus i ri në fuqizimin e mirëqenies sociale në Kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar vazhdimin e mandatit të Drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve sociale në Kryeqytet.

Sipas Ramës, ky vendim vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të treguar nga Sahiti në mbështetje të kategorive në nevojë, si dhe në forcimin e politikave sociale në komunë.

“Punët e mira vazhdojnë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit”, ka deklaruar Rama duke shtuar se mirëqenia sociale mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

Ai ka theksuar se ndërtimi i një qyteti më të drejtë dhe gjithëpërfshirës kërkon bashkëpunim të të gjithëve, ndërsa institucionet komunale do të vazhdojnë të jenë pranë çdo qytetari që ka nevojë për mbështetje. /Kosova.info/


Go to TOP