Liqeni i Ohrit, më i bukuri në Evropë
Liqeni i Ohrit, një perlë e ujërave të ëmbël shqiptarë, që vazhdon të mbetet i nënvlerësuar, është shpallur vendi më i bukur në Evropë nga gazetarët e udhëtimit të Time Out.
I shtrirë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Evropë, që ofron një alternativë më të qetë dhe më të përballueshme, pa bërë kompromis me bukurinë.
Ujëra të kristaltë, male mbresëlënëse dhe brigje të mbushura me qytete historike që duken sikur kanë mbetur në një epokë tjetër.
Qyteti i Ohrit është atraksioni kryesor, me rrugë me kalldrëm, qindra kisha mesjetare e xhami që shfaqin një pasuri të rrallë kulturore, që shfaqin gjurmët e desharëve dhe enkelejve, banorë autokton të krahinave përreth liqenit të Ohrit, të njohur si një nga fiset më të vjetra ilire në këtë rajon.
Përballë Ohrit shtrihet Pogradeci i Lasgushit, me një peizazhi pak më të qetë e me fshatra të vegjël e të përgjumur.
Fshati Lin është i njohur për mozaikët e lashtë dhe kampingjet piktoreske buzë ujit, ku mund të rezervoni vende për të pushuar pranë liqenit.
Në listën e Time Out për vendet më të bukura në Evropë përfshihen edhe destinacione të tjera si një qytet unik me shtëpi trualli në rajonin e Pulias në Itali, Kopshtet Kew në Londër dhe një kryevepër e Gaudit në Barcelonë.
Zgjedhja e Liqenit të Ohrit në këtë listë konfirmon potencialin e madh turistik të rajonit dhe e vendos atë gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve më tërheqëse në Evropë.
