Lushaku-Sadriu: Më 7 qershor të bashkohemi për një Kosovë më të mirë
Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë i ka dalë zot shtetit të Kosovës duke theksuar se angazhimi i tyre udhëhiqet nga ideali për një Kosovë më të mirë dhe një jetë më të begatë për çdo qytetar.
Ajo ka bërë thirrje për bashkim qytetar për të udhëhequr vendin drejt zhvillimit, në shërbim të familjeve, fëmijëve dhe të ardhmes që, sipas saj, e meriton Kosova.
Lushaku-Sadriu ka ftuar qytetarët që më 7 qershor të ngrihen të gjithë dhe të mbështesin ndryshimin. /Kosova.info/
