Arsenal në epërsi ndaj Atletico Madrid pas pjesës së parë
Arsenal e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.
Goli i vetëm në dyzet e pesë minutat e para është shënuar në minutën e dyzet e katërt nga Viktor Gyokeres, i cili ka realizuar nga pika e bardhë.
Penalltia ka ardhur pas një ndërhyrje të palejuar të David Hancko ndaj lojtarit suedez.
Më herët, vendasit kanë pasur disa raste të mira shënimi me Julian Alvarez, por pa arritur të tundin rrjetën.
Edhe Madueke ka rrezikuar për Arsenal, por nuk ka qenë i saktë para portës.
Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë.
