Zbulohet fermë kanabisi brenda një miniere të vjetër zinku në Bullgari

Policia bullgare ka ngritur akuza ndaj tre personave dhe po kërkon edhe një të katërt pas një hetimi në vazhdim për trafik droge dhe pastrim parash, i cili ka zbuluar një fermë kanabisi të ndërtuar brenda një miniere të vjetër zinku pranë qytetit Kyustendil, në Bullgari.

Deri më tani, rreth 70 kilogramë drogë, 600.000 euro para të gatshme dhe 600 fishekë janë sekuestruar, ka bërë të ditur Emil Borisov, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar.

“The former mine was equipped with high-tech infrastructure and was likely used for large-scale production intended for trafficking abroad,” tha Borisov.

Miniera ndodhet pranë fshatit Garlyano, në fund të malit Osogovo, disa kilometra larg kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet në vazhdim mund të zgjasin me muaj, duke shtuar se pronësia e minierës dhe shtrirja e plotë e operacionit po shqyrtohen. /Burimi: Reuters/

Go to TOP