Muharremi: Ajo që ndodhi natën në Kuvend ishte sulm brutal ndaj Kushtetutës, proporcionalisht e krahasueshme me sulmin në Banjskë

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të natës së 27 prillit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si aktin më të ulët politik që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, shkruan Kosova.info.

Përmes një postimi publik, Muharremi tha se ajo që ndodhi në Kuvend është proporcionalisht e krahasueshme me sulmin në Banjskë të 24 shtatorit 2023, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

“Sulm më brutal, live në televizion, ndaj Kushtetutës së Kosovës në historinë e re”, ka shkruar ai.

Muharremi shtoi se ky veprim, sipas tij, ka njollosur tërë karrierën politike të lëvizjes dhe do t’i vendosë në histori si “abuzues të vetëdijshëm të Kushtetutës”.

Ai përfundoi reagimin me mesazhin se, sipas tij, ata do të dështojnë dhe nuk do të lejohen të vazhdojnë me veprime të tilla.

Go to TOP