Galatasaray ‘shkel’ Fenerbahçen në derbin e zjarrtë turk
Galatasaray ka shënuar ë fitore të thellë 3-0 ndaj rivalit të përjetshëm Fenerbahçe në javën e 31-të të elitës së futbollit të Turqisë, duke bërë një hap të madh drejt titullit të katërt radhazi.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Rams Park’ nisi me ritëm të balancuar, ndërsa momenti i parë vendimtar erdhi në minutën e 13-të, kur Anderson Talisca humbi një penallti për mysafirët, pas ndërhyrjes së Davinson Sanchez ndaj Sidiki Cherif.
Pas këtij rasti, vendasit morën kontrollin e lojës dhe kaluan në epërsi në minutën e 40-të me golin e Victor Osimhen.
Në pjesën e dytë, Galatasaray vazhdoi dominimin dhe fitoi një tjetër penallti, pas faullit ndaj Yunus Akgun. Situata u rëndua për Fenerbahçen kur portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë. Barış Alper Yılmaz realizoi nga pika e bardhë për 2-0.
Në minutën e 83-të, një gabim i portierit zëvendësues Mert Gunok u shfrytëzua nga Lucas Torreira, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas kësaj fitore, Galatasaray kryeson renditjen me 74 pikë, ndërsa Fenerbahçe mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, në një fazë vendimtare të sezonit.
