Zvicerani Sandro Scharer do të ndajë drejtësinë në duelin PSG-Bayern

UEFA ka bërë publik ekipin e arbitrave për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, e cila do të zhvillohet në ‘Parc des Princes’.

Drejtësinë në këtë përballje të rëndësishme do ta ndajë arbitri zviceran Sandro Scharer, i cili do të asistohet nga spanjollët Guadalupe Porras Ayuso dhe Angel Nevado. Rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Jesus Gil Manzano, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Carlos del Cerro Grande.

37-vjeçari ka pasur më herët eksperienca me skuadrën bavareze. Ai ka drejtuar dy ndeshje të Bayern-it, përfshirë humbjen 2-1 ndaj Interit në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në prill të vitit të kaluar, si dhe fitoren 2-0 ndaj Lokomotiv Moskës në fazën e grupeve në dhjetor 2020.

Ndërkohë, Scharer ka qenë gjithashtu i pranishëm në dy ndeshje të Paris Saint-Germain, duke gjykuar fitoren bindëse 4-0 ndaj Atalantës në shtator 2025 dhe barazimin 1-1 përballë Club Brugge në shtator 2021.

Emërimi i tij për këtë sfidë shihet si një zgjedhje me përvojë nga UEFA, në një përballje ku rivalitet i fortë mes dy gjigantëve evropianë.


Go to TOP