Sadiku përmbyll mandatin në Shëndetësi: Mirënjohje për qytetarët dhe bashkëpunëtorët
Drejtori i deritanishëm i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij duke shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
Në një mesazh publik, Sadiku theksoi se ka qenë nder dhe përgjegjësi e veçantë të shërbejë në këtë pozitë, me synimin që sektori i shëndetësisë në kryeqytet të avancojë në përputhje me nevojat e qytetarëve.
Ai vlerësoi lart bashkëpunimin institucional dhe profesional duke theksuar se rezultatet e arritura janë fryt i një angazhimi të përbashkët.
Sadiku falënderoi qytetarët e Prishtinës për besimin dhe mirëkuptimin, si dhe shprehu mirënjohje për Lumir Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për përkrahjen institucionale.
Po ashtu, ai falënderoi Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kolegët e tij për bashkëpunimin korrekt dhe profesional gjatë mandatit.
Në fund, një falënderim i veçantë iu drejtua stafit shëndetësor – mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të sektorit – për përkushtimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve në çdo rrethanë.
Sadiku u shpreh krenar për punën e realizuar duke theksuar se përkushtimi ndaj shëndetit publik do të mbetet prioritet i tij edhe në të ardhmen. /Kosova.info/
