Rama shënon Ditën e Tokës me iniciativa për gjelbërim në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kuadër të Ditës së Tokës është realizuar një iniciativë simbolike përmes subvencionimit të kurorave gjelbëruese, me mbështetjen e Ambasadës Franceze.
Sipas tij, ky kontribut që përsëritet çdo vit dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e një qyteti më të pastër dhe më të gjelbër për qytetarët.
Rama theksoi se përmes kësaj nisme synohet rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në kryeqytet. /Kosova.info/
