Rama: Beteja e Koshares, kthesë historike që vulosi të drejtën e Kosovës për liri
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar Betejën e Koshares dhe rënien e heroit Sali Çekaj duke e cilësuar këtë ngjarje si një ndër momentet më të mëdha të kthesës historike për Kosovën.
Sipas tij, Beteja e Koshares nuk përfaqëson vetëm një fitore ushtarake, por edhe një pikë kyçe në artikulimin politik të së drejtës së Kosovës për liri dhe sovranitet.
Rama theksoi se rënia e Sali Çekaj dhe sakrifica e bashkëluftëtarëve të tij i dhanë legjitimitet të pakthyeshëm kauzës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai shtoi se ky moment historik mbetet themel mbi të cilin ndërtohet përgjegjësia politike sot duke përfshirë forcimin e shtetit, konsolidimin e demokracisë dhe mbrojtjen e lirisë si një vlerë e panegociueshme. /Kosova.info/
