​Aksion i madh antidrogë në Pejë, zbulohet laborator për prodhim narkotikësh

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, kanë zhvilluar një aksion ku është zbuluar një laborator i madh i drogës.

Aksioni është realizuar në një fshat të komunës së Pejë, ku gjatë kontrollit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike. Po ashtu, në vendin e ngjarjes është zbuluar edhe një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e narkotikëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë Njësitin Antidrogë, si dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, lidhur me këtë rast priten edhe arrestime, ndërsa hetimet janë në zhvillim. /Kosova.info/

Go to TOP