Suspendohet punëtori në Trepça, dyshohet për përvetësim të pasurisë

Me datën 14 prill 2026, Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit me inicialet A.G., i angazhuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Vendimi, i evidentuar me numër protokolli 3122, bazohet në raportin paraprak nr. 517 të datës 7 prill 2026, sipas të cilit punonjësi dyshohet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Sipas rregullores për përgjegjësi disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., konkretisht nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.28, si shkelje e rëndë konsiderohet vjedhja, plaçkitja apo përvetësimi i parave ose i pasurisë materiale të ndërmarrjes.

Rasti pritet të trajtohet në procedura të mëtejshme disiplinore, ndërsa autoritetet kompetente do të vendosin për hapat e radhës në përputhje me ligjin. /Kosova.info/


Go to TOP