Shqiprim Arifi: Kurti dhe Osmani nuk e vazhduan narrativën kombëtare të Thaçit
Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj udhëheqësve të Kosovës duke thënë se si Albin Kurti ashtu edhe presidentja Vjosa Osmani nuk e kanë ndjekur rrugën që, sipas Arifit, ishte synuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi për zgjidhjen e çështjes kombëtare.
“As Albin Kurti e as Vjosa Osmani nuk e vazhduan narrativen historike kombëtare, të cilën më në fund presidenti Hashim Thaçi deshi ta realizojë.
Të gjithë e tradhtuan Luginën e Preshevës, për një grusht serb në Veri.
Serbët përfituan jo vetëm ‘Zajednicën’, por edhe autonominë nga Kurti, ndërsa Luginën e përçau me 2–3 milion euro, e shpërnguli dhe e tradhtoi përfundimisht.” /Kosova.info/
