Trump thotë “nuk ka asnjë ndryshim” nëse arrihet marrëveshja me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë tha se për të “nuk ka asnjë ndryshim” nëse arrihet apo jo një marrëveshje me Iranin.

Ai përsëriti deklaratat e mëparshme se SHBA ka eliminuar forcën ajrore, marinën dhe udhëheqjen e Iranit, dhe se tani po punon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit duke thënë se SHBA po e bën këtë në emër të vendeve që janë ose “të frikësuara, të dobëta ose të lira”.

“Ne nuk jemi ndihmuar nga NATO,” tha ai. Duke iu rikthyer bisedimeve, Trump tha: “Le të shohim çfarë ndodh, por nga këndvështrimi im nuk më intereson”, raporton BBC.

Go to TOP