Çoroditja
Shkruan: Besim XANI
Keqkuptimi i lirisë, porsa e dëgjova një emision në TV Dukagjini me temë që nuk mund të ja përmendi emrin krejtësisht amoral. Le të na i kursejnë familjet tona, ku ne dikur edhe pse të rritur në fshatra, fjalë amorale kurrë nuk kemi dëgjuar as në familje, as nga moshatarët tanë edukata ka qenë rigoroze. Mos të flasim për shkolla fillore e të mesme dhe universitet, çfarë po ndodh me këtë shoqëri tonë kështu… më duket se është shoqëri devijante. Mos të harrojmë, latinët thonë: “gjithmonë afër fjalës së ndytë qëndron edhe vepra e ndytë ulur”, e kam problem ta kuptoj një person që e ka lexua vetëm një libër, kurrë nuk e besoi që do ta lejonte të flas një fjali të ndyte. Turp edhe për TV tona që thërrasin njerëz pa asnjë ekspertizë, ka të drejtë Kina komuniste ku në TV mund të dalë vetëm eksperti i fushës jo rrugaçi e nëse ne mendojmë të ndërtojmë Republikën e Kosovës nën emrin e demokracisë, pra ta ndërtojmë me rrugaç nëpër studio dhe institucione, atëherë pra me guxim intelektual po e them rroftë komunizmi.
