Albulena Haxhiu njofton ndarjen nga jeta të babait: Do të më mungosh shumë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj duke ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar,” ka shkruar Haxhiu.
Ajo e ka kujtuar babanë e saj si një figurë të pazëvendësueshme në jetën e familjes duke theksuar dashurinë dhe vlerat që ai u kishte transmetuar.
“Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë,” përfundon mesazhi i saj emocional. /Kosova.info/
Prev Post
Homazh përkujtimi
