Haxhiu emëron dy të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, priti në takim znj. Vasfije Krasniqi Goodman dhe znj. Shyhrete Tahiri, të cilat, janë emëruar të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. 

Gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. 

U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional. 

Në këtë drejtim, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet, për forcimin e mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre duke e mbajtur kërkesën për drejtësi aktive dhe të pranishme. Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë. /Kosova.info/


Go to TOP