Presidentja Osmani organizoi pritje në fund të mandatit, zyrtarja e BE-së e falënderon për bashkëpunimin
Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar pritje me rastin e largimit të saj nga detyra dhe ndër të ftuarat ishte edhe ushtruesja e detyrës së shefës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Në një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se Palatova pati nderin të merrte pjesë sot në pritjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe ta falënderonte atë për bashkëpunimin e saj gjatë viteve.
“Si partneri më i besueshëm i Kosovës, BE mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Palatova.
Prev Post
Kalon afati për deklarimin e pasurisë
