Akuza të forta ndaj librit të Shkëlzen Gashit: Uk Lushi e quan “skandal” dhe kërkon hetim institucional

Aktivisti Uk Lushi ka reaguar ashpër ndaj librit “Masakrat në Kosovë” të autorit Shkëlzen Gashi duke e cilësuar atë si një skandal të thellë që, sipas tij, tejkalon edhe pasaktësitë e njohura për ngjarje të caktuara gjatë luftës.

Lushi thekson se në një pjesë të librit, konkretisht në shtojcat shoqëruese, autori aludon se NATO ka kryer “masakra” ndaj civilëve në Kosovë, përfshirë rreth 210 viktima shqiptare dhe serbe. Sipas tij, një cilësim i tillë është i pasaktë dhe i rrezikshëm, pasi ngjarjet që lidhen me bombardimet e NATO-s duhet të trajtohen si pasoja tragjike të luftës dhe jo si akte me qëllim kriminal.

Ai shton se barazimi i veprimeve të NATO-s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës me krimet e forcave serbe përbën deformim të së vërtetës historike duke rikujtuar se akuza të tilla janë përdorur më parë nga regjimi i Slobodan Milošević dhe strukturat pasuese në Beograd.

Në reagimin e tij, Lushi ngrit shqetësimin edhe për përfshirjen e institucioneve shtetërore në shpërndarjen e këtij libri duke përmendur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Ai kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa urgjente për shqyrtimin e rastit dhe të hetojnë përgjegjësinë eventuale, përfshirë edhe atë të ish-ministres Donika Gërvalla-Schwarz.

Në fund, Lushi bën thirrje që organet hetuese dhe komuniteti intelektual në Kosovë të reagojnë ndaj asaj që ai e konsideron si një deformim të rrezikshëm të historisë së luftës duke insistuar në mbrojtjen e narrativës së bazuar në fakte dhe drejtësi për viktimat. /Kosova.info/


Go to TOP