Sadiku: Mu refuzua amendamenti për digjitalizimin e krimeve të luftës

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se një nga amendamentet e tij, që kishte të bënte me digjitalizimin e krimeve të luftës, është refuzuar nga Kuvendi i Kosovës, i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sadiku theksoi se dokumentimi dhe arkivimi i krimeve të luftës është thelbësor për ruajtjen e së vërtetës historike duke paralajmëruar se mungesa e një qasjeje të tillë mund të sjellë pasoja serioze.

“Shoqni, nëse nuk e dokumenton dhe nuk e shkruan vetë historinë tënde, dikush tjetër do ta bëjë për ty”, u shpreh ai. /Kosova.info/


Go to TOP