Bogujevci pret Komisionerin e OSBE-së, theksohet përfshirja e komuniteteve jo-shumicë

Ministrja e Kulturës dhe e Turizmit, Saranda Bogujevci, priti në kabinet Komisionerin e Lartë të OSCE-së për Minoritetet, Christophe Kamp, shoqëruar nga Shefi i Misionit të OSCE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit, ata diskutuan rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve jo-shumicë në jetën institucionale dhe kulturore në Kosovë, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe këtyre komuniteteve.

Ministrja Bogujevci theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit për promovimin e barazisë, dialogut dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve, duke vënë në pah edhe rolin mbështetës të OSBE-së në avancimin e këtyre proceseve.

Nga ana e tij, Komisioneri Kamp vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e zbatimit të ligjeve dhe politikave që prekin drejtpërdrejt komunitetet jo-shumicë.

“Vizita e Komisionerit Kamp ofroi një mundësi për shkëmbim të ideve dhe diskutim mbi zbatimin e ligjeve dhe politikave që prekin drejtpërdrejt komunitetet jo-shumicë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. /Kosova.info/


Go to TOP