Kreshnik Hajrizi para sfidës me Sllovakinë: Mund ta shkruajmë historinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka mbajtur seancën e radhës në prag të ndeshjes me Sllovakinë.
Sllovakët dhe Dardanët do të ballafaqohen të enjten mbrëma në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Futbollisti Kreshnik Hajrizi, u shpreh optimist për duelin me sllovakët dhe për kualifikimin historik të Kosovës në Botëror.
“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, e dimë se çfarë rëndësie ka kjo lojë, e dimë se mund ta shkruajmë historinë”, ka thënë Hajrizi.
“Jemi përgatitur shumë mirë, po e shohim se ekipi ka besim dhe shpresojmë të shkojmë në Sllovaki me një besim të mirë, me një grup të mirë dhe me fitore ishalla”, ka theksuar ai.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës fillon në orën 20:45.
