Pronat e paluajtshme të komunës, Grupi Punues nis hartimin e projektligjit
Ministri i për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Krasniqi thotë se diskutimet u fokusuan në krijimin e një kornize të qartë dhe funksionale ligjore, e cila, sipas tij, do të mundësojë shfrytëzim më efikas të pronës komunale dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal.
“Ky proces synon të rrisë transparencën, të nxisë investimet dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal”.
Aipas Krasniqit, puna e grupit do të vazhdojë me përkushtim dhe me përfshirjen e të gjithë akterëve relevantë (komuna, OJQ, biznese), për të siguruar që ky projektligj të jetë në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të përgjithshëm lokal. /Kosova.info/
