Barcelona fiton me vështirësi ndaj Rayo Vallecano
Barcelona ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në La Liga, duke mposhtur minimalisht Rayo Vallecano me rezultat 1:0, në një ndeshje jo të lehtë për katalanasit.
Golin e vetëm të takimit e ka realizuar Ronald Araujo në minutën e njëzet e katërt, pas një goditje me kokë, duke u dhënë epërsinë vendasve që në pjesën e parë.
Ndeshja ka nisur me një rast të rrezikshëm për mysafirët, të cilët e kanë testuar portierin vendas që në sekondat e para.
Barcelona ka reaguar gradualisht, por e ka pasur të vështirë të krijojë raste të pastra, përkundër dominimit në posedim.
Pas golit të Araujo, Barcelona ka qenë pranë dyfishimit të epërsisë, por portieri mysafir ka bërë një pritje të mirë ndaj një goditje të Raphinha, duke shpëtuar skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë, Rayo Vallecano ka rrezikuar disa herë dhe ka qenë shumë afër barazimit, por portieri i Barcelonës ka reaguar mirë në momentet vendimtare. Loja e vendasve nuk ka qenë e rrjedhshme, çka është shoqërua edhe me pakënaqësi nga tifozët në stadium.
Në fund, Barcelona ka arritur ta ruajë epërsinë minimale dhe të sigurojë tri pikë të rëndësishme, duke mbetur të paktën katër pikë përpara rivalit kryesor për titull, Real Madrid.
Kjo ka qenë fitorja e pesëmbëdhjetë radhazi për Barcelonën në shtëpi në kampionat, ndërsa Rayo Vallecano vazhdon serinë negative në ndeshjet si mysafir.
