Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet në muajin e Ramazanit.

Dhe, në qytetin jugperëndimor të Kosovës, Prizren, është një furrë e veçantë që mburret për një trashëgimi qindravjeçare të gatimit të bukës së pitalkës. /REL/

Bukëpjekësi në furrën "Isufi" në Prizren palos pitalkat në një tepsi para se t’ua shesë myshterinjve.Furra, e udhëhequr nga vëllezërit Hajdari, mburret me një traditë rreth 200-vjeçare.
Bukëpjekësi në furrën “Isufi” në Prizren palos pitalkat në një tepsi para se t’ua shesë myshterinjve.

Furra, e udhëhequr nga vëllezërit Hajdari, mburret me një traditë rreth 200-vjeçare.
Kjo furrë nuk gatuan thjesht pitalka të zakonshme, ajo shton në to edhe përbërës të tjerë, sikurse në këtë fotografi ku shihen pitalka me speca të gjelbër dhe vezë.Çfarë e dallon këtë furrë me furrat e tjera është se, këtu, një myshteri mund ta porosisë gatimin e pitalkës sipas dëshirës së vet dhe t'ia dërgojë bukëpjekësit materialin e nevojshëm për ta bërë atë.
Kjo furrë nuk gatuan thjesht pitalka të zakonshme, ajo shton në to edhe përbërës të tjerë, sikurse në këtë fotografi ku shihen pitalka me speca të gjelbër dhe vezë.

Çfarë e dallon këtë furrë me furrat e tjera është se, këtu, një myshteri mund ta porosisë gatimin e pitalkës sipas dëshirës së vet dhe t’ia dërgojë bukëpjekësit materialin e nevojshëm për ta bërë atë.
Kuti prej plastike të “Baces” Muharrem, i cili ka bërë porosinë e tij duke i dërguar bukëpjekësit të gjithë materialin e nevojshme për t’i gatuar atij pitalkën e dëshiruar.Muharremi sigurisht se mezi do të presë ta marrë porosinë dhe të ngopet me pitalka pas një dite të gjatë agjërimi.
Kuti prej plastike të “Baces” Muharrem, i cili ka bërë porosinë e tij duke i dërguar bukëpjekësit të gjithë materialin e nevojshme për t’i gatuar atij pitalkën e dëshiruar.

Muharremi sigurisht se mezi do të presë ta marrë porosinë dhe të ngopet me pitalka pas një dite të gjatë agjërimi.
Ka receta të ndryshme për përgatitjen e pitalkës, por ato zakonisht përfshijnë miell, ujë, krip, sheqer, tharm buke dhe vaj.Furra "Isufi" mburret se nuk përdor aditiv në gatimin e pitalkës, për dallim nga shumë tjerë. Aditivët janë substanca që shtohen në sasi të vogla në ushqime për të përmirësuar cilësinë, shijen, pamjen dhe jetëgjatësinë e tyre.
Ka receta të ndryshme për përgatitjen e pitalkës, por ato zakonisht përfshijnë miell, ujë, krip, sheqer, tharm buke dhe vaj.

Furra “Isufi” mburret se nuk përdor aditiv në gatimin e pitalkës, për dallim nga shumë tjerë. Aditivët janë substanca që shtohen në sasi të vogla në ushqime për të përmirësuar cilësinë, shijen, pamjen dhe jetëgjatësinë e tyre.
Kulaçe të vendosura në rafte që presin për t’u futur në furrë për pjekje, para se të shiten tek myshterinjtë që presin me padurim pranë furrës.
Kulaçe të vendosura në rafte që presin për t’u futur në furrë për pjekje, para se të shiten tek myshterinjtë që presin me padurim pranë furrës.
Një punëtor duke i bartur kuleçet e pitalkës në një dërrasë të gjatë para se ato të futen në furrë për pjekje.
Një punëtor duke i bartur kuleçet e pitalkës në një dërrasë të gjatë para se ato të futen në furrë për pjekje.
Pamje nga lart e bukëpjekësit duke i nxjerrë nga furra pitalkat e pjekura dhe të gatshëm për t’u shërbyer.
Pamje nga lart e bukëpjekësit duke i nxjerrë nga furra pitalkat e pjekura dhe të gatshëm për t’u shërbyer.
Pitalka të pjekura, të gatshme për t'u ngrënë. Kjo bukë e shijshme bën përjashtim edhe në dijetën më të rreptë të njerëzve gjatë muajit të Ramazanit.Askush nuk mund të durojë pa e shijuar pitalkën pavarësisht rrezikut të shtimit të peshës së padëshiruar.
Pitalka të pjekura, të gatshme për t’u ngrënë. Kjo bukë e shijshme bën përjashtim edhe në dijetën më të rreptë të njerëzve gjatë muajit të Ramazanit.

Askush nuk mund të durojë pa e shijuar pitalkën pavarësisht rrezikut të shtimit të peshës së padëshiruar.
Një punëtor i palos pitalkat e pjekura para se t'i shpërndajë ato tek myshterinjtë që presin në radhë jashtë në kohën e iftarit.Ramazani zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
Një punëtor i palos pitalkat e pjekura para se t’i shpërndajë ato tek myshterinjtë që presin në radhë jashtë në kohën e iftarit.

Ramazani zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
Ky burrë më sa duket nuk mund ta fshehë lumturinë e marrjes së pitalkave të freskëta, të cilat i bart në një tepsi të madhe, para se t’i shijojë për iftar me familje pas një dite agjërimi nga agimi deri në muzg.
Ky burrë më sa duket nuk mund ta fshehë lumturinë e marrjes së pitalkave të freskëta, të cilat i bart në një tepsi të madhe, para se t’i shijojë për iftar me familje pas një dite agjërimi nga agimi deri në muzg.
Radhë njerëzish duke pritur për t'i marrë pitalkat e tyre në furrën "Isufi" në Prizren, në çastet e fundit para iftarit.Kosova është vend me shumicë myslimane dhe Prizreni është ndër qytetet ku Ramazani ndihet më së shumti.
Radhë njerëzish duke pritur për t’i marrë pitalkat e tyre në furrën “Isufi” në Prizren, në çastet e fundit para iftarit.

Kosova është vend me shumicë myslimane dhe Prizreni është ndër qytetet ku Ramazani ndihet më së shumti.

Go to TOP