Tahiri thotë se asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime për hatër të askujt.
“Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”. Kur një vendim justifikohet me “do ta bëjmë për shkakun tënd”, kjo nuk është as qeverisje e as demokraci por arbitraritet dhe cenim i shtetit”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Tahirit vie pas një deklaratë të ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq të dhënë për Radio Gorazhdeci ku tha se këmbëngulja e tij çoi në zbatimin e vendimit për bartjen e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, me ç’rast, siç ka shtuar ai, Kurti i kishte thënë se “po e bëj për shkakun tënd”.
