Syla: Egoja e tradhtoi Kurtin, LDK-ja duhet t’ia dorëzojë drejtimin Vjosa Osmanit
Analisti Donat Syla ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike duke thënë se kryeministrin Albin Kurti këtë herë e tradhtoi egoja.
“Fort mirë u bo! Egoja e tradhtoi kësaj here Albin Kurtin”, ka shkruar Syla duke shtuar se situata e krijuar politike po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Ai ka përmendur edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se “duke e mbyllur derën nga jashtë, duhet t’ia dorëzojë stafetën e LDK-së Vjoses”.
Sipas Sylës, Vjosa Osmani, me “duar të lira” në LDK, do të mund ta rikthente elektoratin që, sipas tij, është “kidnapuar” nga Vetëvendosje.
Ai rikujtoi se për një “binom Vjosa-Albin” kishte folur një vit më parë në emisionin Rubikon në Klan Kosova duke theksuar se në atë kohë ishte kritikuar nga analistë të afërt me VV-në.
Në fund, Syla u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje duke thënë: “Zgjedhje gjithqysh!”. /Kosova.info/
