Behrami: Kurti po teston kufijtë kushtetues – logjika demokratike është përmbysur

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ai po vazhdon të testojë limitet dhe kufijtë kushtetues të Kosovës.

Sipas Behramit, Kurti ka përmbysur logjikën dhe traditën demokratike duke krijuar një precedent të rrezikshëm – ku një parti politike refuzon marrëveshje, dialog dhe kompromis. Deputeti theksoi se kryeministri dëshiron të përfitojë nga benefitet shtetërore, por pa marrë përgjegjësitë që vijnë me qeverisjen.

“Albin Kurti nuk di, prandaj edhe nuk do që të qeverisë. Ai i dëshiron të gjitha benifitet shtetërore, pa pasur përgjegjësi. Kësaj radhe do të rrëzohet në kleçkat e përgatitura për partitë e tjera,” tha Behrami.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh politike, ndërsa opozita vazhdon të kritikojë qeverisjen për mënyrën e menaxhimit të dialogut dhe vendimeve institucionale. Qeveria ende nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. /Kosova.info/


Go to TOP