SHBA-ja përdori bombardues B-2 për sulmet në Iran

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara – Centcom njoftoi se bombarduesit amerikanë, B-2, goditën objektet iraniane të raketave balistike, mbrëmjen e kaluar.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale thuhet se avionët ishin bombardues të padukshëm B-2, të armatosur me bomba prej 2.000 paundësh (907 kg).

“Asnjë shtet nuk duhet të dyshojë kurrë në vendosmërinë e Amerikës”, shkroi Komanda Qendrore e SHBA-së në X.

Edhe verën e kaluar, Shtetet e Bashkuara përdorën bombardues B-2 për të goditur objektet bërthamore iraniane.


Go to TOP