EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e drejtorëve të rinj në Komunën e Prishtinës
Vazhdojnë emërimet në Komunën e Prishtinës. Sokol Havolli është emëruar sërish drejtor i Drejtorisë së Investimeve Kapitale, dhe Izet Sadiku Drejtorinë e Shëndetësisë, shkruan Kosova.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të vetë Havollit, ku ai ka konfirmuar rikthimin në këtë pozitë. Ndërkohë, Kosova Info kishte raportuar më herët edhe për katër emërime të tjera, të cilat tashmë janë konfirmuar zyrtarisht.
Gent Begolli është emëruar drejtor i Kadastrit, si përfaqësues i Lidhjes së Prishtinës. Rrezarta Aliu do të drejtojë Drejtorinë e Turizmit nga radhët e AAK-së. Driton Bardheci është caktuar drejtor i Administratës, po ashtu nga AAK, ndërsa Donat Gashi është emëruar drejtor i Rinisë nga Nisma.
Burime të Kosova Info bëjnë të ditur se këto emërime janë pjesë e marrëveshjeve politike për ndarjen e përgjegjësive drejtuese në komunë, ndërsa pritet që ditëve në vijim të ketë edhe vendime të tjera për drejtoritë që kanë mbetur ende pa drejtues./Kosova.info/
