Zelensky sugjeron takim SHBA-Ukrainë-Rusi në EBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përmendur një takim trepalësh të ardhshëm midis vendit të tij, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të marsit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zelensky ka theksuar se diskutimet në Gjenevë me amerikanët kishin pasur përparime.

“Pas takimeve të sotëm, përgatitjet për takimin e ardhshëm trepalësh janë tashmë më të avancuara. Me shumë mundësi, takimi i ardhshëm do të zhvillohet në EBA, konkretisht në Abu Dabi. Ne presim që ky takim të zhvillohet në fillim të marsit”, ka deklaruar Zelensky.

Go to TOP