De Jong gjashtë javë jashtë fushës së blertë

FC Barcelona ka marrë një lajm të keq para ndeshjeve vendimtare të sezonit.

Mesfushori holandez Frenkie de Jong ka pësuar një lwndim në kofshë gjatë seancës së sotme stërvitore dhe pritet të mungojë rreth gjashtë javë.

Si pasojë, De Jong nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Atletico Madrid, si dhe për dy përballjet e fazës së 1/16-ës në UEFA Champions League.

Mungesa e mesfushorit konsiderohet goditje e rëndë për skuadrën katalanase, duke pasur parasysh rolin e tij kyç në organizimin e lojës dhe në balancën e repartit të mesit.

Go to TOP