Lushi: Amaneti i Adem Jashari nuk është për kalkulime politike

Veprimtari k Lushi ka reaguar me një qëndrim publik lidhur me përfshirjen e emrit dhe trashëgimisë së Familjes Jashari në zhvillimet aktuale politike në vend.

Ai ka theksuar se familja e Shaban Jashari ka bërë një sakrificë “mbinjerëzore e gati hyjnore” për lirinë e Kosovës duke rikujtuar se Baca Shaban dhe djemtë e tij, heronjtë Hamëz Jashari dhe Adem Jashari, u flijuan bashkë me pjesën më të madhe të familjes për lirinë dhe bashkimin kombëtar.

Sipas Lushit, kushdo, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti, që tenton t’i përfshijë pasardhësit e familjes në “valle” politike për legjitimim asociacionesh apo “zajednicash”, nuk e respekton amanetin e tyre.

“Ka statuse që janë më të larta se një funksion politik. Nuk është gjithçka politikë”, ka theksuar ai duke bërë thirrje që këto çështje të shqyrtohen me përgjegjësi historike para kalkulimeve të përditshme politike.

Në fund, Lushi ka shprehur nderim dhe respekt për jetët dhe amanetin e Adem Jasharit dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të Kosovës duke theksuar se historia është duke i vëzhguar zhvillimet aktuale. /Kosova.info/

Go to TOP